Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.
Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, kanë vdekur një foshnje dhe nëna që e lindi, njëra pas tjetrës.
Siç raporton TopChannel, fillimisht foshnja lindi e vdekur dhe më pas vdiq edhe nëna.
Gruaja 36-vjeçare ishte shtruar në reanimacion, për shkak të hemolizës së gjakut apo çarja e rruazave të kuqe të gjakut.
Thuhet se ajo kishte vuajtur nga ky problem edhe gjatë shtatzënisë, gjë që ka sjellë edhe deri tek ngjarja tragjike.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti t’i mbijetonte komplikimeve shëndetësore. /Gazeta Enigma