Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë.
Dy gra dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e një foshnje gjatë lindjes.
Bëhet fjalë për një grua shtatëzënë dhe nënën e saj, sipas burimeve të Sinjalit.
Sipas këtyre burimeve, vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohen se e kanë hedhur në tualet.
Ndërkaq, Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku sipas tyre, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona të dyshuar, të gjinisë femrore. /Gazeta Enigma
Ngjarje e trishtë, nëna dyshohet se e ndihmoi vajzën në vrasjen e foshnjës, e hodhën në tualet
