“Ngjarje historike, Këshillit të Evropës iu drejtua një viktimë me 10 plumba në trup”

“Ngjarje historike, Këshillit të Evropës iu drejtua një viktimë me 10 plumba në trup”

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka thënë se është ngjarje historike, adresimi i parë i Kosovës si shtet në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se këtë adresim e bënë më të fuqishëm që adresimin e ka bërë një viktimë potenciale, deputetja Saranda Bogujevci.

“Ngjarje historike pasi flet dikush për herë të parë nga Kosova e bërë shtet. Paraqet një datë të vecantë, një ndjenjë e vecantë, pasi aty flet një viktimë potenciale e fashizmit, Saranda Bogujevci, e cila praktikisht është me 10 plumba në trup, dhe i drejtohet për herë të parë një viktimë direkte e Kosovës, dhe kjo e bënë më të fortë paraqitjen e Kosovës aty”, ka thënë ai në Politiko.

Related Articles