Një histori e denjë për skenarin e një filmi horror ka ndodhur në Poloni, pasi autoritet zbuluan trupat e 3 foshnjave të porsalindura në bodrumin e një shtëpie. Sipas mediave ndërkombëtare dhe autoriteteve në Poloni, është arrestuar 54-vjeçari Piotr Gerasik dhe vajza e tij 20-vjeçare, Polina, të cilët akuzohen për incest dhe vrasjen e fëmijëve dhe pritet të dënohen me burgim të përjetshëm.
Trupat e të porsalindurve u zbuluan në varre të improvizura të mbështjella me qese plastike, ndërsa sipas medias britanike “The Mirror”, mbi gruan rëndojnë dy akuza, për vrasje dhe incest me babanë e saj. Ky i fundit ka 3 akuza, për vrasje , një akuzë për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një akuzë për incest me një vajzë tjetër. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Prokurorit të qarkut të Gdansk në Poloni.
Sipas asaj që është bërë e ditur, 2 foshnjat kanë ardhur nga marrëdhënia me vajzën e tij 20-vjeçare, ndërsa foshnja tjetër nga e njëjta marrëdhënie që kishte me vajzën tjetër. /News31