Nga ora 9:30, në Kamenicë aktivitet vullnetarë për pastrimin e lumit “Krivareka”.
Pastaj me fillim nga ora 10:00, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.
11:00, Let’s Do It Kosova organizojnë aksion me moton “Ta Pastrojmë Brezovicën”.
Në mesditë, nga ora 12:00, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie.
Ne Mitrovicë, nga ora 12:00, aktivistët e OJQ “Unë jam Zani yt”, protestojnë me monton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”.
Poashtu në orën 12:00, bëhet zbulimi i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës.