Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme:

Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO” (Klan Arena, Prishtinë, ora 9:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. Në fshatin Celinë (ora 9:00), në fshatin Nagavc (ora 9:30), në fshatin Krushë e Madhe (ora 10:00), në fshatin Hoçë e Vogël (ora 10:30), në fshatin Brestoc (ora 11:00). Ndërsa, mbahet edhe manifestimi përkujtimor në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” (ora 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon përfaqësuesit e OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” lidhur me vizitën e realizuar në Gjermani nga ana e delegacionit të Komisionit Funksional në bashkëpunim me shoqatën e lartpërmendur. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi pret në raportim bordin e KPMM lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare të ndërmarrjes “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)

Grupi Parlamentar i AAK organizon tryezën e diskutimit me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim”. (Kuvendi i Kosovës, salla S506, ora 11:00)

Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim Mitrovicë prezantojnë hulumtimin “Reforma e kornizës ligjore, praktika dhe sfidat e ndërmjetësimit nё Kosovë” (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 11:00)

Ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton në lidhje me rritjen e vlerës së faturave të tatimit në prone. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 13:30)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin.

Related Articles