Ngjarjet e fundit në “Big Brother” bëjnë që Kiara Tito të humbasë mbi 20 mijë ndjekës në Instagram!

Ngjarjet e fundit në “Big Brother” bëjnë që Kiara Tito të humbasë mbi 20 mijë ndjekës në Instagram!

Kylie Jenner nuk është e vetmja që po humb ndjekës në rrjetet sociale këto kohë, teksa orët e fundit edhe Instagrami i Kiara Titos ka marrë një “goditje”, por sigurisht jo aq të rëndë sa e të parës që numëron mbi 1 milion followrs-a mangët tani që flasim. Moderatorja shqiptare ka humbur më shumë se 20 mijë ndjekës, menjëherë pas mbarimit të Prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP”. 

Deri më tani në fakt Tito kishte qenë gjithnjë në rritje, por ndërsa mbrëmë numëronte 580 mijë ndjekës, sot ka gati 559 mijë, pra më shumë se 20 mijë janë larguar nga lista e fansave të saj. Gjithcka ka ndodhur për shkak të ngjarjeve të fundit në reality show, ku Kiara ka qenë në një situatë mjaft të tensionuar me partnerin e saj, Luizin, ndërsa ditën e fundit është afruar më shumë me Armaldon dhe Oltën. 

E ndërsa marrëdhënia e tye vazhdon të përkeqësohet, fansat e këngëtarit, që ju e dini si janë në rrjetet sociale, duket se kanënisur një fushatë “unfollow”-sh ndaj Kiarës, cka ka shkaktuar edhe humbjen, ndërsa moderatorja po akuzohet se “po e shfrytëzon Luizin për lojë” ose shihet shpesh e shkruar fjalia: “”Nuk e meriton” apo “Jeni më mirë të ndarë”. 

Ndërkohë, meqë jemi tek situata e tensionuar, kujtojmë se ditën e sotme, pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, janë përjashtuar për gjuhën ofenduese dhe kërcënuese që kanë përdorur si Ermiona Lekbello, ashtu edhe Eva Alikaj.

Related Articles