LDK publikon shifrat: Qeveria sërish mashtroi për pagat

LDK publikon shifrat: Qeveria sërish mashtroi për pagat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se qeveria sërish mashtroi me rritjen e pagave.

“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK thotë se në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.

“Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së të shoqëruar me një grafik krahasues.

Kritika për ligjin e ri të pagave kanë shprehur edhe partitë tjera opozitare.

Related Articles