Ngjarjet e ditës: 03 shtator 2025
08:30 – 10:00
Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë hapëse të sesionit të tretë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare)
09:00
Mbahet shqyrtimin fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. (Gjykata Themelore në Prishtinë)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mbanë takimin e 272-të. (Salla e takimeve, objekti i Prokurorit të Shtetit)
10:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) mbanë ceremoninë e Nënshkrimit të Kodit të Sjelljes. (Hotel Swiss Diamond)
11:00
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media, shpalos rezultatet nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2024. (ZKA)
16:30 – 17:00
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës U21:
16:30 – Konferenca për media me përzgjedhësin Afrim Tovërlani. (Kampi Nacional Hajvali)
17:00 – Seanca stërvitore e Kombëtares U21. (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali)
17:00
Mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politik, me rastin e botimit të vëllimit të parë të Leksikonit: “Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944–1953 I”. (Selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës)
18:00
Organizata joqeveritare CHwB Kosova mban shfaqjen e parë në Kosovë të filmit “La Voce”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)