Ngordh kali që u godit nga vetura në Pejë

Ngordh kali që u godit nga vetura në Pejë

Ka ngordhur kali që u aksidentua sot në orët e para të mëngjesit nga një veturë në Raushiq të Pejës.

Lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi i veturës i cili ka marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Enigma, duke treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit.

Ai ka bërë të ditur se kali ishte pa mbikëqyrje.

“Sot rreth orës 02:30 në fshatin Raushiq të Pejës, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur mes veture dhe një kali. Deri te aksidenti ka ardhë pasi kafsha pa mbikëqyrje nga askush është goditur nga vetura, duke e kaluar rrugën. Kafsha ka ngordhur dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Gazetën Enigma.

Related Articles