Ngrihet aktakuzë ndaj hetueses për keqpërdorim të të dhënave të personave të zhdukur

Ngrihet aktakuzë ndaj hetueses për keqpërdorim të të dhënave të personave të zhdukur

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj hetueses F.B., e dyshuar për “Keqpërdorim të informatës zyrtare”.

Sipas prokurorisë, F.B. dyshohet se ka përdorur qasjen në sistemin e Policisë së Kosovës për të marrë të dhëna personale dhe kriminale të një personi të zhdukur, të cilat më pas i ka dërguar përmes “WhatsApp” një miku të saj, A.P., i cili i publikoi në një emision televiziv më 20 dhjetor 2025.

Related Articles