Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për dy vrasjet në Kolovicë në mars të 2024

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për dy vrasjet në Kolovicë në mars të 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për vrasjen që ka ndodhur në lagjen “Kolovica” në Prishtinë ndaj Egzon Hazirit dhe kalimtares së rastit Zejnie Gashi, më 26 mars të vitit 2024.

Nga të pandehurit njëri është në masën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë”.

“I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.

Related Articles