Prokuroria Speciale, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.Sh., i nacionalitetit boshnjak për kryerje të veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët ishin në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.
“Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
Tutje, Prokuroria Speciale tha se i pandehuri gjendet në paraburgim sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri të gjykatës.