Ngritet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se ishte pjesë e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Ngritet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se ishte pjesë e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës, të martën ka njoftuar se ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit L.D., për shkak të kryerjes së veprave penale “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles