Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”.
Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë është Egzon Ibraj, kurse viktima është e moshës 20 vjeçare.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Egzon Ibraj me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet tutje në aktakuzë.