Ngritet aktakuzë ndaj përmbarueses private për shkak të një traktori

Ngritet aktakuzë ndaj përmbarueses private për shkak të një traktori

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak se në cilësinë e përmbarueses private ka urdhëruar që ndaj Xh.G. të konfiskohet një traktorë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se me këtë veprim janë tejkaluar kompetencat për qëllim të përfitimit për vete.

“Sipas aktakuzës, e pandehura S.K., si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar në cilësi të përmbarueses private, i tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj dobi për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që me datë 22.12.2021 rreth orës 10:00, në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit Xh.G., nga fshati Studenqan – Komuna e Suharekës, urdhëron përmbarimin në objektin e papërshtatshëm, e konfiskon traktorin e tipit “Hurliman” duke mos qenë pronë e të dëmtuarit por pronë e tani të ndjerit H.B., nga fshati Reshtan – Komuna e Suharekës, të cilin e dërgon në pllacin ndërtimor të kreditorit B.G., NPT “L.”, në rrugën e Reshtanit të Suharekës”.

”Me këto veprime e pandehura ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles