Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan gazetarin Valon Syla

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan gazetarin Valon Syla

Prokuroria Speciale, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër tre personave që kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”.

Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, thuhet në njoftim.

Related Articles