Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë 23 personave që kanë punuar si agjentë të thirrjeve në Call Center, të cilët dyshohet se kanë mashtruat shtetas gjermanë, duke i inkurajuar ata për të investuar nëpër platforma online, njofton Gazeta Enigma.
“Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Inicialet e 23 të dyshuarve janë si vijon: A.F; K.G; I.L; D.H; M.T; V.K; A.Z; L.H; Ç.Q; F.H; M.K; F.K; I.S; S.P; A.V; A.N; I.XH; A.DH; E:L; A.M; K.R; E.R; Q.I.
“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”.
Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës së bashku me autoritetet Gjermane. /Gazeta Enigma