Ngritet aktakuzë për krime lufte në Panorc të Malishevës

Ngritet aktakuzë për krime lufte në Panorc të Malishevës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit S.L., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, këto krime janë kryer në periudhën 1998-1999, gjatë luftës në fshatin Panorc të Malishevës, shkruan Gazeta Enigma.

“ I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje”.

Bëhet e ditur se i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë./GazetaEnigma/

Related Articles