Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën.
Thaçi te varrezat në Burojë të Drenicës, vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e babait të tij.
Gjatë qëndrimit të tij, disa qytetarë që ishin aty shprehën ngushëllime për Thaçin, duke i thënë: “Ngushëllime president, mbahu i fortë”.
Ish-presidenti i ka përshëndetur me dorë ata, para se të nisej.