Reperja Nicki Minaj u ka kërkuar falje fansave të saj në Amsterdam.
Pasi reperja, 41 vjeç, u lirua nga policia në Holandë disa orë pasi ajo e regjistroi veten duke u arrestuar nga oficerët holandezë për gjoja “bartje droge”, Minaj u takua me mbështetësit jashtë hotelit të saj në Mançester, Angli, për të shprehur dhimbjen e saj që kishte për të anuluar një shfaqje atë mbrëmje, pjesë e turneut të saj botëror “Pink Friday 2”.
“Të dua dhe më vjen shumë keq që ndodhi sonte”, tha Minaj në një video të shpërndarë nga një llogari fansash në rrjetet sociale.
Në një postim në X, Minaj reagoi ndaj arrestimit të saj dhe falënderoi të gjithë ata që u lutën për të, shkruan People.