Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, mes duartrokitjesh e goditje tavolinash

Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, mes duartrokitjesh e goditje tavolinash

Deputetët e Shqipërisë e kanë zgjedhur Niko Peleshin, si Kryetar të Kuvendit. Zgjedhja e tij u prit me duartrokitje, por edhe goditje tavolinash.

Pro Peleshit votuan 84 deputetë, teksa 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi për Peleshin, që u bë në mënyrë të fshehtë, u bojkotua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbushën kutitë e votimit me pankarta.

Peleshi prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Më parë ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Related Articles