Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pogradec shtetasit R.T., E.M., dhe D.M., pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit numër 3901 kanë shkuar në banesën e komisionerit të kësaj qendre votimi, E.G., ku i kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit.
Sipas policisë, djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa bashkëshortja e tij, ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Në mëngjes, Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin L.T., për veprën penale “Kanosja pao dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
“Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi”.
“Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues”, thuhet në njoftim.