Nipi i Donald Trump ngrit alarmin për shëndetin mendor të presidentit: Ka shenja të demencës

Nipi i Donald Trump ngrit alarmin për shëndetin mendor të presidentit: Ka shenja të demencës

Fred Trump III, nipi i presidentit amerikan Donald Trump, ka shprehur shqetësime serioze për shëndetin mendor të xhaxhait të tij, duke aluduar në shenja të mundshme demence.

Në një intervistë për Sirius XM në emisionin “The Dean Obeidallah Show”, Fred III ka folur hapur për historikun familjar me demencën, duke kujtuar se edhe gjyshi i tyre, Fred Trump Sr., vuajti nga Alzheimer-i për tetë vite para se të ndahej nga jeta në vitin 1999.

Ai theksoi gjithashtu se disa anëtarë të tjerë të familjes kanë pasur probleme të ngjashme, përfshirë kushëririn e Donald Trump, John Walters.

Fred III theksoi se presidenti “duket më i vjetër” dhe se ka vërejtur ndryshime të dukshme në sjelljen dhe përqendrimin e tij në fjalimet publike.

“Ai nuk mund të qëndrojë më tek një mesazh, gjë që më parë dinte ta bënte shumë mirë,” tha ai.

Këto komente vijnë pas shqetësimeve të ngjashme të shprehura më parë nga motra e tij, Mary Trump, e cila gjithashtu ka shkruar për gjendjen mendore të presidentit dhe ka mbështetur kandidaturën e Kamala Harris për zgjedhjet e 2024-ës.

Related Articles