Nipi i Muhammad Ali debuton në boksin profesionist, fiton me nokaut

Nipi i Muhammad Ali debuton në boksin profesionist, fiton me nokaut

Nipi i boksierit legjendar, Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, fitoi ndeshjen e tij të parë në këtë sport si profesionist.

Boksieri i ri nga Shtetet e Bashkuara mundi me knock out 29-vjeçarin tjetër amerikan, Jordan Weeks, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave, anembanë globit.

Nico Ali Walsh ia dedikoi triumfin e tij të parë gjyshit të ndjerë Muhammad Ali dhe shpjegoi se pantallonat e shkurtra me të cilat boksoi në këtë duel i kishte dhuratë pikërisht nga Muhammad Ali.

Related Articles