Nis ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Nis ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Në kampin “Film City” në lagjen Arbëria në Prishtinë po zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Në ngjarjen ku do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës nga gjenerali italian Angelo Michele Ristucca tek gjenerali turk Ozkan Ulutas, po marrin pjesë mysafirë të ftuar nga misioni i KFOR-it në Kosovë, përfshirë ushtarakë, ambasadorë e figura nga jeta politike, por jo edhe tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurri dhe e kryeparlamentari Glauk Konjufca pasi që të tre janë jashtë vendit nëpër vizita në shtete të ndryshme.

Por, nga Qeveria e Kosovës po merr pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Për punën e tij njëvjeçare në krye të misionit paqeruajtës të aleancës v

Related Articles