Një funeral shtetëror po zhvillohet në Iran për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin.
Arkivolë të mbuluar me flamurin iranian, me portrete të komandantëve të ndjerë, u rrethuan nga turma të mëdha njerëzish pranë Sheshit Enghelab në qendër të Teheranit, shkruan BBC.
Midis atyre që po varrosen është Mohammad Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak në Iran, i cili ishte shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit.
Turma të mëdha të veshur me të zeza brohoritën slogane, valëvitën flamuj iranianë dhe mbajtën portrete të të vrarëve.