Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca fillestare në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para turpit gjykues është deklaruar Naim Murseli.
Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Murseli u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja.
“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli.
Gjyqtarja ka treguar se është njoftuar njoftu ambasada e Suedisë në lidhje me mbajtjen e seances së sotme. /Gazeta Enigma