Komisioni Qendror Zgjedhor nisi mbledhjen e sotme me debate nga Lista Serbe.
Anëtarja e kësaj partie në KQZ, Gordana Llaban, u ankua për marrjen me vonesë të materialit duke kërkuar shtyrjen e takimit ose mbajtjen e takimit pa praninë e saj.
“Pesë minuta para takimit ma keni dhënë tabelën. Kjo është arsyeja pse nuk kam ardhur në takim. Nuk dua të kem konflikt me askënd”, ka thënë ajo.
Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja Sami Hamiti ka hedhur poshtë pretendimet e anëtares së Listës Serbe duke thënë se puna e KQZ-së është transparente.
“Qetësohu, s’ke nevojë të bëhesh nervoz…Asnjë dilemë nuk e kemi atë punë, e kemi vendosur sipas ligjit për zgjedhje…S’keni dashur të merrni pjesë”, ka thënë Hamiti.
Në debat u përfshi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, duke thënë se e gjithë kjo është pasojë e vendimeve të gjykatave të Kosovës.