Sot në Ditën e Pashkëve ka nisur mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.
Ditën e djeshme, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.
Ndërkaq, sot në orën 19:00 ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në Qendrën “BogdaniPolis”.