Nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos kanë nisur sot, me një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me federatën e xhudos, raporton Gazeta Enigma.

Kjo qendër moderne do të ngrihet në vendin ku sportistët fituan 5 medalje olimpike, përfshirë 3 të arta, në Pejë.

Trajneri Driton Kuka, shprehu emocionet e tij përmes një postimi në Facebook:

“Do të ndërtohet një qendër moderne për sportin e xhudos! E gëzofshim me shumë medalje dhe suksese të reja!”, shkroi Kuka.

Qendra synon të ofrojë kushte të avancuara për stërvitje dhe të përgatisë gjeneratat e reja të kampionëve të xhudos.

Related Articles