Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur operacion për largimin e trupit të të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut, viktima është raportuar si i zhdukur tash e disa ditë.

Në një postim në Facebook, ShKShMK-ja pohon se operacioni ka filluar në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë.

“Pas marrjes së informatave nga autoritetet shqiptare të lokalizimit të viktimës, A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has, një skaudër e ShKShMK së bashku me Policinë e Shtetit, ka rifilluar operacionin për tërheqjen e viktimës nga vend i ngjarjes”.

“Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ShKShMK-ja.

Related Articles