Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të votave në Shqipëri, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.