Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur emrin e deputetes së re që i është bashkuar Kuvendit.
Yllza Hoti, është deputetja e re nga radhët e LVV-së që i është bashkuar Kuvendit.
Ajo ka zëvendësuar Vjosa Osmanin, pas zgjedhjes së kësaj të fundit si Presidente e Kosovës.
Yllza Hoti në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kishte arritur të marrë 5 mijë e 929 vota.