Sot ka filluar zyrtarisht sezoni ngrohës 2024/2025 në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, Aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes, vizituan nga afër përgatitjet për ngrohje.
Rama tha se nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, “po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin”.
Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë. /Gazeta Enigma