Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka nisur sot shkolla politike “Ibrahim Rugova”.
Ai ka treguar edhe emrat e 20 studentëve të parë.
Abdixhiku tha se përgjatë dhjetë vikendeve, në këtë shkollë do të mësohet për të djathtën, rugovizmin e për shumë gjëra të tjera.
“I takuam, së bashku me ligjeruesit tanë, dhe u uruam mirëseardhje; në ambientet e Shkollës, në Selinë Qendrore të LDK-së.
Ata, mes nesh, përgjatë 10 vikendeve të ardhshme, do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, për vlerat shtetare e identitare të Republikës; për Kushtetutën, organizimin partiak, kampanjat zgjedhore e vet komunikimin me publik”, thuhet në postimin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ nisi sot!
Me të dhe gjenerata e parë.
Anila, Ardiani, Arnesa, Bahtiri, Blendiana, Dëbora, Dioni, Driada, Durimi, Ergini, Fortesa, Herolinda, Ilirjada, Laura, Leoni, Melosi, Orinesi, Premtoni, Rilindi e Vlera; janë të 20 studentët e parë të klasës së parë, të gjeneratës së parë, të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.
I takuam, së bashku me ligjeruesit tanë, dhe u uruam mirëseardhje; në ambientet e Shkollës, në Selinë Qendrore të LDK-së.
Ata, mes nesh, përgjatë 10 vikendeve të ardhshme, do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, për vlerat shtetare e identitare të Republikës; për Kushtetutën, organizimin partiak, kampanjat zgjedhore e vet komunikimin me publik.
Të 20-tit, kryesisht rreth të 20-ave, ishin studentë të shkëlqyer; flisnin së paku dy gjuhë të huaja, e kishin pëplot kurreshtje për politikën dhe vet të ardhmen e vendit.
E ardhmja është e ndritshme!