Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.
Po ashtu në këtë takim i pranishëm është edhe zv/ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar
Kurti priti në takim delegacionin amerikan pasi ata përfunduan takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Në një deklarim për media, zyrtarja amerikan, Donfried ndër të tjerash theksoi se progresi i Kosovës nuk duhet të merret i mirëqenë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i nevojshëm./Gazeta Enigma/