Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur hetimet rreth rastit të 18-vjeçares, e cila ka rënë nga një objekt dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM MBI VDEKJEN-Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Eshte raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartesia e nje objekti dhe si pasojë e plageve te marra ka nderruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporti i plotë.