Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania, të Komunës së Prishtinës.
Sipas shkruan shoqata në Facebook, personi i zhdukur është identifikuar si Jashar Jashari.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit po bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Kërkojmë nga qytetarët që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë autoritetet kompetente ose të lajmërojnë në faqen zyrtare të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim”, thuhet tutje në njoftim.