Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK në Shkup

Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK në Shkup

Kanë nisur përgatitjet për protestën e OVL-UÇK-së në Shkup, përmes së cilës do të kërkohet drejtësi për çlirimtarët.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u njoftua se sot është zhvilluar një takim me kryetarët e degëve. Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet përfundimtare të protestës, e cila do të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 13:00.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila është e pesta me radhë në mbështetje të ish-komandantëve të luftës të cilë po mbahen në Hagë tash e disa vjet.

Related Articles