Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia e tij “do jetë në gjithë Kosovën në garë për zgjedhjet lokale”.
“Sot, së bashku me Kryesinë e NISMA Socialdemokrate, diskutuam për përgatitjet dhe angazhimin tonë për zgjedhjet lokale. Me përkushtim dhe vizion të qartë, në çdo qytet të Kosovës të ofrojmë burra e gra, djem e vajza të përgatitur nga të gjitha fushat, njerëz me integritet, përvojë dhe vullnet për ndryshim. NISMA Socialdemokrate do të paraqesë një program serioz dhe të besueshme për qytetarët, duke ofruar zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe duke ndërtuar një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithëve”, shkroi Limaj.