Nisma Socialdemokrate sot do të mbajë kuvendin zgjedhor, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se në këtë kuvend do të bëhet zgjedhja e kryetarit të partisë, Këshillit Kombëtar si dhe e Kryesisë.
Kuvendi zgjedhor do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, në ‘’Hotel Emerald’’.