Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se prej sot ambasadore e Kosovës në Itali do të jetë Nita Shala.

Gërvalla ka thënë ka theksuar se Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare.

“Nita Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare. Ajo mban titullin doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy.”

Gërvalla ka shtuar se marrëdhëniet me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit.

Ajo e ka falënderuar ambasadoren e deritanishme, Lendita Haxhitasim, “për kontributin e saj të çmuar”.

Related Articles