Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plagosurve në Tiranë

Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plagosurve në Tiranë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë.

Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve janë edhe dy të mitur, njëri rreth 11-vjeç dhe tjetri rreth 17-vjeç.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Shtetit tha se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles