Një 13-vjeçare në Greqi vdiq pasi u godit nga rrufeja

Një 13-vjeçare në Greqi vdiq pasi u godit nga rrufeja

Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në veri të Greqisë gjatë një stuhie të papritur shiu të verës.

Zyrtarët thanë se vajza greke kishte qenë duke notuar me prindërit e saj në plazhin Faros, pranë Poseidi në Halkidiki, një zonë turistik në juglindje të Selanikut, e njohur për vizitorët grekë dhe të huaj.

Kryebashkiakja e Kassandreia, Anastasia Halkia tha se familja doli nga deti sepse sapo kishte filluar të binte shi, por moti u përkeqësua shumë shpejt.

“Ishte shumë rrufe. Është një lloj stuhie verore që zakonisht nuk shkakton ndonjë telash”, tha ajo.

Policia tha se vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Related Articles