Një 30-vjeçar është arrestuar të hënën rreth orës 19 e 25 në Ferizaj, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një armë zjarri në veturë.
“Sonte, rreth orës 19:25 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ në rrugën ” Brahim Ademi ” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, te njëri pasagjer kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe tre fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari T.B, 30 vjeç, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.