Një 50-vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit

Një 50-vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik.

Ngjarja është regjistruar sot në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja prej Abcnews, viktima është një burrë rreth të 50-ave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.

Related Articles