Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen Pavarësia të Vlorës.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, mirëpo dyshohet të jenë shkaqet natyrale, shkruan TCh.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.