Në orët e para të mëngjesit është gjetur pa shenja jetë një person në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se viktima i përket moshës 61-vjeçare dhe se viktima është gjetur në shtëpinë e tij ku ekipi kujdestar ka konstatuar vdekjen.
“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, tha Ahmeti.