Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vdekja e viktimës dyshohet se jetë nga shkaqe natyrale. Pos tjerash, policia ka konstatuar se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 65-vjeçarit.
“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.
